Gjirokastër/ Ra nga kati i dytë i banesës, humb jetën 64-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese gjatë punimeve.
Viktima është A. N., 64 vjeç, banues në Dimal rrethi Berat, i cili ishte marrë për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri.
Sipas Policisë, gjatë punës 64-vjeçari dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë dhe, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Pas ngjarjes, policia arrestoi shtetasin J. F., banues në Fier, i cili kishte marrë 64-vjeçarin për të kryer punimet.
Arrestimi është bërë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Deklarata për shtyp e DVP Gjirokastër
U arrestua shtetasi J. F., banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ka marrë për të bërë punime në banesën e djalit të tij, në lagjen “Varosh”, shtetasin A. N., 64 vjeç, banues në Dimal, i cili gjatë punës dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe, për pasojë, ka humbur jetën.




