Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit vrapojnë pas Bledi Manes, qëllohet me vezë gazetari i njohur

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Protestuesit vrapojnë pas Bledi Manes, qëllohet me vezë
Momenti kur Mane u qëllua me vezë

Një incident i pazakontë është regjistruar sot në Tiranë, ku gazetari Bledi Mane është përballur me reagimin e disa protestuesve gjatë tubimit të tyre. Sipas pamjeve dhe raportimeve nga protesta, disa prej tyre i kanë hedhur vezë dhe e kanë lagur me ujë, ndërsa Mane është shfaqur i habitur nga situata.

Gazetari është kthyer drejt njërit prej protestuesve duke i kërkuar të ndalonte dhe duke e pyetur për arsyen e këtij reagimi. “Ore, a jeni në terezi apo jo? Me mua çfarë ke? Me mua çfarë ke?”, dëgjohet t’i drejtohet ai protestuesit.

Pavarësisht reagimit të Manes, ata kanë vijuar me thirrjet kundër tij, duke e cilësuar mes të tjerash edhe si “servil të Ramës”. Incidenti ndodhi gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, ku pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese