“Një grua beqare s’mund të bëj ç’të dojë me burrin e tjetrës”, Pano: Kemi humbur busullën morale si shoqëri!
Tradhtia bashkëshortore ishte në fokus të diskutimit me pastorin Akil Pano në Vizion Plus, referuar skandalit të videove intime të publikuara ditëve të fundit.
Pano u shpreh në studion e “Takohemi n’Vizion” se falja është e vështirë dhe se ruajtja e besnikërisë kërkon punë të vazhdueshme brenda një marrëdhënieje.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për atë që e cilësoi si humbje të busullës morale në shoqëri.
Bazuar edhe te publikimi i videove të VIP-ave, Pano tha se gratë beqare nuk mund të bëjnë çfarëdo që duan me burrin e tjetrit.
“Ka pasur raste, falje. Puna më e madhe është puna e përditshme për të ndërtuar kolonat e besnikërisë. Është shumë e vështirë falja. Është shumë e vështirë. Ne duhet të shohim atë që kemi. Fatkeqësisht, e kemi humbur busullën morale si shoqëri, e kemi të lehtë të rrëshkasim. Tradhtia bashkëshortore nga ana e burrit që tradhton gruan, s’është normale. Dhe nga ana e grave beqare, nuk mund të bëjë çfarëdojë me burrin e tjetrës. Nuk mund të hyjë në krevatin e çiftit”, u shpreh pastor Akil Pano në Vizion Plus.




