5 Tetor 2026, 17:18
Nga DOSJA
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë në konferencë për shtyp përpara sfidës kundër San Marinos, ku ka folur për gjendjen e skuadrës, zgjedhjet taktike dhe vendimet e tij për formacionin titullar.
Tekniku kuqezi theksoi se asnjë përballje nuk duhet marrë me lehtësi, pavarësisht nivelit të kundërshtarit në letër.
“Nuk ka asnjë ndeshje të thjeshtë. Mund të ketë ndeshje më pak të vështira, por të thjeshta nuk ka. Mendoj se kemi bërë një progres të mirë. Qëllimi im është që skuadra të aplikojë atë që kemi përgatitur. Jam i kënaqur me dëshirën e skuadrës, pasi nuk është e lehtë të gjendet ajo kimi në grup, por besoj se ia kemi dalë”, u shpreh Maran.
Një nga çështjet kryesore të trajtuara nga tekniku italian ishte situata në portë, ku për shkak të mungesave të Etrit Berishës dhe Alen Sherrit, vendin e titullarit do ta marrë Mario Dajsinani.
“Të gjithë lojtarët mund të gabojnë, por te portierët është më deçizive. Unë kam besim te të gjithë lojtarët. Më vjen keq që nuk e kam Berishën dhe as Sherrin. Mund të konfirmoj që do të luajë Mario Dajsinani. Është një mundësi e mirë për të”, deklaroi ai.
Përveç portës, Maran u ndal edhe te situata e sulmuesit Sabah Kerjota, lojtar i cili ende nuk ka marrë minutat e dëshiruara me fanellën kuqezi. Trajneri sqaroi se futbollisti gëzon vlerësimin e tij dhe se aktivizimi i tij do të vijë me kohën.
“Kerjota ka karakteristika që mund të ndihmojnë skuadrën. Është një lojtar që më pëlqen dhe më vjen keq që nuk i kam dhënë ende hapësirë. Është e vështirë të marrë pjesë kur grupi është i konfirmuar, por nuk është një rast i djegur, sepse mund të ketë hapësira në vijim”, përfundoi trajneri i Kombëtares.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 Tetor 2026, 17:11
TIRANE - Pas humbjes 2-1 në Helsinki ndaj Finlandës, Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për ndeshjen e radhës n&e...
Sport
5 Tetor 2026, 16:25
SPANJE - Lamine Yamal është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk ka dyshim për këtë. Nëse...
Sport
5 Tetor 2026, 16:08
ARGJENTINE - Ai ka mbërritur në tokën argjentinase. Për herë të fundit në karrierën e tij, Lionel Messi i ësht&eu...
Sport
5 Tetor 2026, 15:36
SPANJE - Ata janë ndoshta simbolet e dy brezave të artë të futbollit spanjoll. Nëse në vitin 2010 e gjithë Spanja kishte sy...
Sport
5 Tetor 2026, 15:25
SERBI - Të dielën në mbrëmje, Irlanda dhe Izraeli barazuan 1-1 në një ndeshje të Ligës së Kombeve që u zhven...
Sport
5 Tetor 2026, 15:17
ARGJENTINE - Argjentina padyshim që po e ka të vështirë të presë siç duhet ekipet kombëtare afrikane. Ndërsa Al...
Sport
5 Tetor 2026, 15:00
SUEDI - Një emergjencë e vërtetë epidemike e goditi Suedinë në ditët para raundit të tretë të Grupit B4 t&eu...
Sport
5 Tetor 2026, 14:42
ARGJENTINE - Momenti i shumëpritur po afron. Lionel Messi është gati të luajë ndeshjen e tij të 208-të dhe të fundit m...
Sport
5 Tetor 2026, 12:13
ARABIA SAUDITE - Sipas Reuters, Arabia Saudite është në prag të braktisjes së projektit të saj ambicioz për të ndë...
Sport
5 Tetor 2026, 12:01
PORTUGALI - Numërimi i pyetjeve që iu bënë Jorge Jesus në lidhje me Cristiano Ronaldon gjatë kësaj pushimi ndërkomb&eu...