Në prag të ndeshjes Shqipëri – San Marino, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, ka folur sulmuesi Rey Manaj. Bomberi lushnjar i është përgjigjur pyetjeve nga gazetarët në zonën e prononcimeve:
Cili është gjendja juaj dhe e ekipit pasi keni luajtur me një lojtar më pak në Helsinki?
Ndeshja me San Marinon varet si e marrim. Ata janë një rival shumë i dobët se ne. Por gjërat duhen treguar në fushë. Ne do futemi në fushë që ta mbyllim direkt ndeshjen.
Keni shënuar shumë gola nga goditjet standarde?
Besoj se këto janë statistikat që shikohen jashtë. Ne punojmë nga çdo pozicion për të gjetur golin. Ishalla kemi fatin nesër, shënojmë edhe me aksion që t’i bëjmë të lumtur tifozët.
Keni ndryshuar mënyrë loje, si kohë do na duhej të marrim plotësisht idetë e trajnerit Maran?
Besoj se trajneri ka pak kohë, por me ide të qartë. Çdo kohë që kalon është më mirë për ne. Shpresojmë të jemi 100% për kualifikueset e Europianit.
Presioni ndaj sulmuesve për të shënuar sa më shumë gola kundër San Marinos?
Me shumë gola të bëjmë, më shumë do të jemi të lumtur. Duhet të futemi në fushë fortë, të zhbllokojmë ndeshjen që nga fillimi. Mos të harrojmë ndeshjen kundër Andorrës.
Edhe pse ata ishin rival më i dobët se ne, i bëmë gol vetëm në minutën e 80-të. Gjëja kryesore është të sulmojmë fort që në 20 minutat e para. Pastaj ishalla të shënojmë sa më shumë gola, në krahasim se sa kanë bërë ekipet e tjera karshi San Marinos.
Je supersticioz, por për sulmin ke ndonjë të preferuar?
Jo, fare. Grupi është shumë i mirë. Jemi përmirësuar shumë. Trajneri do më të mirën e ekipit. Para se gjërat të kalojnë në personale. Jam i lumtur të luaj me çdo lloj lojtari në sulm.
Keni 13 gola te Kombëtarja, a besoni se do të thyhet rekordi i Erjon Bogdanit brenda një kohe të shkurtër?
Dëshira do ishte e madhe ta thyje që në këto ndeshje, por gjëja kryesore për mua është që ekipi të marrë 3 pikët. Pak rëndësi ka kush shënon për mua. Tani të shohim. Kohët e fundit kam shënuar 5 gola te Shqipëria, më përpara…, lëndimet, nuk ishim as stabilë.
Lini një Përgjigje