"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën: Keni ‘përdhunuar’ Kush...
Politike
Protesta para Kuvendit të Kosovës/ Deputeti i LVV-së ndalohet nga protestuesit teksa po largohej (VIDEO)
Siç shihet edhe nga pamjet, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit.
5 Tetor 2026, 17:31Nga E.d
Pamje
PRISHTINË – Një situatë e tensionuar është krijuar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi. Deputeti është ndaluar teksa po tentonte të largohej nga godina e Kuvendit. Siç shihet edhe nga pamjet, disa protestues i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e shoqëruar sërish drejt ambienteve të Kuvendit.
Protestuesit kundërshtojnë largimin e deputetëve pa u votuar ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ata kërkojnë që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të marrin pjesë në procesin e votimit.
Qytetarët vijojnë protestën para Kuvendit, ndërsa kërkesa kryesore e tyre është votimi dhe procedimi i projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, në përputhje me procedurat parlamentare. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve të mos largohen nga Kuvendi dhe të marrin pjesë në votim./Dosja.al