AKTUALITET /

Protesta jashtë Kuvendit, policia shoqëron 2 persona jashtë perimetrit të sigurisë

Dy personat janë shoqëruar nga efektivët, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për arsyet e plota të ndërhyrjes apo nëse ndaj tyre do të merren masa të mëtejshme.

Shkruar nga Versus

Protesta jashtë Kuvendit, policia shoqëron 2 persona jashtë

Dy persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës që po zhvillohet para ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave paraprake, qytetarët janë shoqëruar pasi dyshohet se ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë të përcaktuar nga autoritetet për mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit publik.

Dy personat janë shoqëruar nga efektivët, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia për arsyet e plota të ndërhyrjes apo nëse ndaj tyre do të merren masa të mëtejshme.

Protesta vijon jashtë Kuvendit, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca plenare.

 

 

Poll