Mediat sociale, shkak për depresion dhe obezitet tek adoleshentët
Përdorimi i tepërt i ekraneve po lidhet gjithnjë e më shumë me probleme të shëndetit te fëmijët dhe adoleshentët.
Analiza e 121 studimeve nga e gjithë bota ka zbuluar se rreth 20 % e rasteve të depresionit dhe 15% e rasteve të obezitetit tek të rinjtë lidhen me kohën e tepërt para ekranit.
Studimi, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet, e konsideron përdorimin problematik të mediave digjitale një çështje që tashmë prek shëndetin publik.
Ekspertët theksojnë se rreziku nuk është i njëjtë për të gjithë fëmijët. Më të ekspozuar janë ata që kanë probleme të shëndetit mendor, më pak mbështetje sociale jashtë internetit dhe më pak aftësi për përdorimin e sigurt të teknologjisë.
Por ekspertët nënvizojnë se teknologjia nuk është vetëm negative. E përdorur në mënyrë të kontrolluar, ajo mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë, të krijojnë, të lidhen me të tjerët dhe të zhvillojnë interesa të reja.
Në vend të ndalimit total, ekspertët rekomandojnë përdorim me qëllim, mbikëqyrje dhe më shumë aktivitete jashtë ekranit.
Siguria e të dhënave në internet, Meta, TikTok dhe X sfidojnë rregullatorin britanik Ofcom
Tre krizat që e shtynë Sanchezin drejt zgjedhjeve të parakohshme
Netanyahu: Hamasi nuk do të ketë më kurrë pushtet në Gaza
- 17:45 26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë
- 17:44 Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi
- 17:42 “Varfëria energjetike”, 38% e familjeve në Shqipëri nuk ngrohin dot banesën
- 17:41 Siguria e të dhënave në internet, Meta, TikTok dhe X sfidojnë rregullatorin britanik Ofcom
- 17:34 Policia: Arrestohet bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit
- 17:28 Tre krizat që e shtynë Sanchezin drejt zgjedhjeve të parakohshme