
Në fjalën e tij, sot në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ndal edhe te reforma zgjedhore, duke i bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojë për përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë.
Ai tha se mazhoranca nuk dëshiron që reforma zgjedhore të realizohet pa pjesëmarrjen e opozitës, por paralajmëroi se nuk do të pranohet bllokimi i procesit.
“Besoj që jeni të gjithë të vetëdijshëm për momentin historik që gjendet vendi. Ursula von der Leyen ishte shumë e qartë: Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten dy vendet pararojë në procesin e anëtarësimit. Shpresoj të luani rolin që duhet të ketë opozita në këtë proces”, tha ai.
“Reforma tjetër që pret bashkëveprimin me ju është reforma zgjedhore. Kemi një afat në kuadër të detyrimeve që Shqipëria ka. Afati i komisionit mbaron në fund të nëntorit, nuk do të ketë shtyrje. S’duam të kemi reformë zgjedhore pa ju, por harrojeni që mund të bllokoni përmbushjen e detyrimeve”, shtoi Balla.
Sa i takon debatit për "Territorialen", Balla tha se ndryshimi i hartës territoriale synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa akuzoi opozitën se është e fokusuar te pushteti dhe te drejtimi i bashkive./Versus.al

