• Kontakt
Monday, October 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për të ndërtuar “kullat binjake” në lulishtet e pallateve ekzistuese

17:59 : 05/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi, ka marrë një leje tepër të dyshimtë në qytetin e Durrësit, ku do të ndërtojë dy kulla pranë pallateve egzistuese.

Ndërtimi do të bëhet në ish oborrin e pallateve të vjetra pranë zonës së Portit të Durrësit, ku duket mjaft qartë se dikur zona ka qenë park dhe lulishte.

Duket se, babëzia e betonit ka prekur edhe qytetin bregdetar, ku me një shpejtësi tepër të madhe, janë dhënë leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, për disa kulla, ku përfitues janë të njëjtët njerëz.

Babasi ka qenë eksponent i PD-së, pra opozitës, ndërkohë që pas konflikteve në Parlament, ai vendosi që t’i përkushtohej biznesit, fillimisht duke marrë tendera me shumë zero, veçanërisht në Krujë e Kurbin, ndërsa aktualisht po ndërton disa kulla në Tiranë.

Lexo edhe:

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Nuk është vetëm nafta

Por, rasti më flagrant vjen nga Durrësi, ku firma e tij, “Babasi Coo” do të ndërtojë dy kulla, e para 19 kate dhe e dyta 13 kate, ndërsa dyshimet më të mëdha kanë të bëjnë me sipërfaqen që do të ndërtohet.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për

Megjithëse në letra shkruhet se prona është e familjes “Meçe”, nga dokumentet dhe fotot e hulumtuara nga redaksia jonë, rezulton se prona ka qenë e gjelbër, ndërkohë që nuk dihet sesi është bërë private.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për
Faksimile: Leja e KKTU-së për miratimin e lejes për Ndriçim Babasin, e miratuar në muajin qershor 2026

Në muajin qershor të këtij viti, qeveria ka zbardhur një tjetër leje tepër të dyshimtë, kësaj herë në Durrës.

Megjithëse miratimi ishte bërë në vitin 2025, KKTU-ja ka pritur për muaj me radhë për t’i zbardhur lejen, pas dyshimeve se mund të ishte lulishte apo oborr i pallateve egzistuese.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për

Në fund, në mënyrë tepër të diskutuar, kanë zbardhur lejen e ndërtimit për objektin “Skalitur Tower”, strukturë me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial me 2, 10,13, 16, 19 kate mbi tokë dhe 3 kat nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës “Myfti Kodra”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për
Në foto: Gjendja egzistuese e truallit në dokumentet e tenderit dhe foto nga “google maps” e sipërfaqes së gjelbër

Dyshimet janë se, persona të tjerë kanë vepruar për vite me radhë për tjetërsimin e lulishteve dhe oborrit të pallateve egzistuese dhe më pas për t’a certifikuar.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për

Mjafton një verifikim nga organet ligjzbatuese për të zbardhur të gjitha këto veprime, që natyrisht s’janë bërë gjatë një dite apo nate të vetme.

Në fotot e dokumenteve të tenderit rezulton se në truallin ku do të ndërtohen kullat, ka banesa 1 katëshe. Ndoshta të ndërtuara për të legalizuar apo tjetërsuar të gjithë oborrin, një skemë e ngjashme në të gjitha qytetet, për të marrë truallin.

Pozicioni i truallit është mjaft i favorshëm, duke qenë se janë në vijën e parë, ku dikur prona ka qenë totalisht në favor të pallateve të vjetra.

Në fotot e “google maps” duket mjaft qartë se trualli është pjesë e gjelbër, lulishte dhe e tjetërsuar në mënyra tepër të dyshimta.

Në dokumente cilësohet se “objekti i propozuar ndodhet në qytetin e Durrësit, hapësira në të cilën do të ndërtohet objekti i ri ‘Skalitur Tower’, e gjithë hapësira është pronë private e familjes Meçe.

Zona ku parashikohet të ndërtohet objekti ka një sipërfaqe totale prej 2961 m², siperfaqja e zënë nga struktura (kati përdhe) është 873.5 m², që përkon me një koefiçient shfrytezimi prej 29.5%”.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për
Në foto: Kullat që do të ndërtojë firma “Babasi Coo” në Durrës dhe ekstrakti i QKB-së i kompanisë me pronar Ndriçim Babasin

Në letra shkruhet se projekti i propozuar bën pjesë në zonë me prioritet zhvillimin e turizmit, “Brezi Bregdetar”.

Sipas saj, kulla e parë 13 kate do të ketë restorante, hotel dhe më pas apartamente për banim.

Skandali në Durrës/ Qeveria i jep leje Çim Babasit për

Kulla e dytë do të jetë 19 kate mbitokë, ku do të ketë njësi tregtare dhe më pas apartamente banimi./ VoxNews

Etiketa: "Babasi COO"Çim BabasiDurresEdi Ramakulleleje ndertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:33 : 05/10/2026
AKTUALITET

Nuk është vetëm nafta

19:30 : 05/10/2026
AKTUALITET

Nis protesta e 128 kundër Ramës

19:06 : 05/10/2026
AKTUALITET

‘Genocidi i parasë publike s’bëhet pa firmën e Ramës’, Çollaku: KAYO s’mbyllet pa shkuar te kryeministri

18:59 : 05/10/2026
AKTUALITET

“Kush ia hapi rrugën Ron Yeffet?”/ Këlliçi: Prona shtetërore në duart e TIMAK para se KAYO të bëhej ortak

17:54 : 05/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Rama i dha leje për kullë Besnikut të partisë te parku Rinia

16:39 : 05/10/2026
Para

SPAK arreston për korrupsion administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja

TË GJITHA

Sherr mes kushërinjve në Elbasan, shkak një borxh prej 3 milionë lekësh

20:53 : 05/10/2026

Zgjedhjet në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodik shpall fitoren në entitetin serb

20:43 : 05/10/2026

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:33 : 05/10/2026

Ministri izraelit: 4,000 terroristë që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit janë vrarë

20:28 : 05/10/2026

Aksidenti në Peqin-Elbasan, humb jetën pasagjerja e plagosur /EMRI

20:17 : 05/10/2026

Tetori sjell surpriza! Meri Shehu tregon çfarë pritet për çdo shenjë të horoskopit

20:11 : 05/10/2026

Aksident në aksin Peqin–Elbasan, tre të plagosur, njëra në gjendje kritike

19:53 : 05/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com