Lajmi i fundit

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK operacion, shoqërohet administratori i shoqërisë 'Eko Elb', Leli Kaja

‘Genocidi i parasë publike s’bëhet pa firmën e Ramës’, Çollaku: KAYO s’mbyllet pa shkuar te kryeministri

17:52, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për gazetarin Basir Çollaku, ndodhemi në fazën ku shqiptarët nuk kanë parë asgjë ende, në atë se çfarë bën kryeministri Edi Rama me paratë e tyre, të drogës e krimit.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, u shpreh se për përgjimet e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për skandalin e trafikut të armëve ka një presion të shtuar nga ana e partnerëve ndërkombëtare për këtë çështje dhe të tjera që sipas tij, pritet të dalin së shpejti.

Sipas Çollakut, skandali i kompanisë ‘Kayo’nuk mbyllet nga ana e prokurorëve të SPAK pa shkuar te kryeministri Edi Rama.

Jemi në fazën ku shqiptarë s’kanë parë asgjë çfarë ja bërë Rama me paratë e shqiptarëve, krimit e drogës. Përgjimet e Ahmetaj, është presion i shtuar i partnerëve për këtë çështje dhe çështje të tjera që presin të plasin e të bëhern publike.

Çështja e Ballukut ka shkuar në limite e afateve procedural, për ta harruar si çështje. Kayo nuk është hetuar më tej. Pyetja që bëj shpesh është po pjesa e Ramës ku është, pjesa që është përfitues?!

Ai është përgjegjës për masakrimin e parasë publike. ‘Genocidi’ i parasë publike nuk bëhet pa firmën dhe dijeninë e Edi Ramës. Nufi e Yeffet, Rama ka qenë duke u sherrosur për një kontejner të sekuestruar në Spanjë dhe u devijua falë ndërhyrjes së partnerëve, ndaj s’mund ta mbyllin prokurorët, pa shkuar tek Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco