Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Portieri i Superiores në fushë ndaj San Marinos, Rolando Maran zbulon formacionin: Ky lojtar e ka të vështirë te Shqipëria, s’them që është rast i djegur

Shkruar nga Newsbomb
Portieri i Superiores në fushë ndaj San Marinos, Rolando Maran zbulon
Rolando Maran, trajner i Kombëtares

Rolando Maran ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Shqipërisë kundër San Marinos, e vleëfshme për Ligën e Kombeve. Trajneri i kombëtares sonë ka prekur një sërë temash, teksa është shprehur i kënaqr me atë që kuqezinjtë kanë dhënë deri më tani.

Edhe pse është me këmbë në tokë, ai e pranon se mundësia mund të kishte qenë më shumë ndaj Finlandës, megjithatë gabimet janë pjesë e pashmangshme e lojës. Maran i është përgjigjur një nga një pyetjeve të gazetarëve, madje duke zbuluar edhe pjesë nga formacioni i nesërm, si Mario Dajsinani i Egnatias.

San Marino, rival shumë i lehtë, rezyme e përgjithshme dhe çfarë note i jepni ekipit për paraqitjen dhe impenjimin?

Me fjalë të thjeshta: 'Më vjen të rrënqethem. Nuk ka ndeshje të thjeshta. Ndaj San Marinos në transfertë, e kemi ulur pak ritmin. Kemi luajtur mirë 20 minutat e para, e ku shënuam. Ishte një tip llogarie se çfarë kemi bërë deri tani.

Mendoj që kemi bërë një progres të mirë nga ndeshja e parë dhe më tej. Kundër San Marinos në sfidën e parë, pasi e kishim siguruar fitoren, na u desh të bënim disa ndryshime për të ruajtur edhe lodhjen. Kjo qasje na shërbeu shumë kundër Finlandës, ku luajtëm për një kohë të gjatë me 10 lojtarë.

Qëllimi im është që skuadra të aplikojë atë çka ne kemi përgatitur. Jam shumë i kënaqur me atë që kam vënë re. Dëshirën dhe impenjimin e tyre për të qenë aktivë në çdo minutë të stërvitjes dhe mbledhje me video.

Nuk është e lehtë apo e arritshme të gjendet kimia në grup. Por besoj se ia kemi dalë. Këtë dëshirë përpara një skuadër që rritet e vëre te lojtarët. Jam shumë i kënaqur për këtë.

Kush do të jetë portier për nesër, sikurse qasja për lojtarët që gabojnë, a i jepni shans të dytë?

Në fakt, të gjithë lojtarët mund të gabojnë. Te portierët është pak më decisive, sepse ka ndikim edhe te rezultati. Unë kam shumë besim te të gjithë lojtarët dhe portierët që unë kam.

Më vjen keq që nuk mund të kem të gatshëm portierin Etrit Berisha, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq, sikurse Alen Sherri që doli me problem muskular nga sfida me Finlandën.

Mund të konfirmoj që do të luaj Mario Dajsinani. Do të kisha dashur t’i kisha të dy portierët, por besoj se do të jetë një shans shumë i mirë për Dajsinanin, sikurse kam shumë besim tek ai.

Kur erdhët në fillim, thatë do të jemi i drejtpërdrejtë me median, si është situata me Kerojtën?

Ka karakteristika që mund ta bëjnë Kerojtën të dobishëm për skuadrën. Ishte rasti i Samuele Sinës, i cili pati rastin për të ishte titullar. Mund të kishte pasur shansin edhe Kerjota.

Ai është një lojtar që më vjen keq që nuk kam pasur mundësi t’i jap hapësirë. Lojtar që doja ta njihja më tepër. Më pëlqen dhe ka cilësi. Është pak e vështirë të bëhet pjesë, kur një grup është kaq i formuar.

Gjë e mirë që ka qenë pjesë e stërvitjeve. Nuk mund të them se është një rast i djegur, sepse mund të ketë hapësira në vijim. Lojtarëve ua kam bërë të ditur për vendimet, për këtë jam koshient për të gjitha çka kemi diskutuar dhe dakordësuar.

Ndeshja Shqipëri – San Marino është programuar të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, në kryeqytet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese