web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e administratorit të inceneratorit të Elbasanit

5 Tetor 2026, 18:17, Aktualitet CNA

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e administratorit të

SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e administratorit të inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, drejtuesi i “ECO-ELB” për korrupsion pasiv.

Sipas njoftimit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, arrestuan në flagrancë shtetasin Leli Kaja., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se Kaja ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, Leli Kajës iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur./CNA 

SPAK del me njoftim zyrtar për arrestimin e administratorit të

 

 





Lajmet e fundit nga