SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë

5 Tetor 2026 | 18:16

Administratori i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., me inicialet L.K., është arrestuar në flagrancë nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorit të çështjes.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, L.K. dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Arrestimi është kryer më 5 tetor 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar nga SPAK më 1 tetor, pas referimit të BKH-së. Gjatë hetimit janë përdorur metoda speciale hetimi dhe veprime të simuluara.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se administratori i “ECO-ELB” ka kërkuar dhe marrë shumën prej 400 mijë lekësh nga administratori i një operatori ekonomik, si përfitim të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkohen me ligj.

Shuma e parave është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit personal të L.K.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë

Bizneset shqiptare po e përdorin gjithnjë e më shumë internetin si kanal shitjeje, duke e çuar Shqipërinë në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor. Në...
17:45 | 05/10/2026

Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku...
17:44 | 05/10/2026

“Varfëria energjetike”, 38% e familjeve në Shqipëri nuk ngrohin dot banesën

Gati 4 në 10 shqiptarë nuk arrijnë ta mbajnë shtëpinë ngrohtë në Shqipëri. Këto shifra e rendisin vendin tonë bashke me Kosovën, ne krye te...
17:42 | 05/10/2026