5 Tetor 2026, 18:13
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e administratorit të “ECO-ELB” sh.a., Leli Kaja. Në lidhje me këtë SPAK, thotë se Kaja dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se ai ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm. Kjo në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Gjatë kontrolleve SPAK ka sekuestruar këtë shumë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i SPAK
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” për korrupsion pasiv. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.
Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.
Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.
Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./Dosja.al
spak “eco-elb” leli kaja
Aktualitet
5 Tetor 2026, 18:02
G.M
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Varosh të Fierit, ku një 64-vje&c...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 18:00
E.d
Leli Kaja
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë kryer një aksion në qytetin e Elbasanit dhe ka ...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 17:40
G.M
Dritan Goxhaj
TIRANË- Aktivisti Dritan Goxhaj ka reaguar për arrestimet e kryera gjatë protestëssw ditws sw sotme pranë P...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 17:40
d
Eric Wendt dhe Klodian Braho
TIRANA- Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt është takuar ditën e sotme me Kryep...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 16:58
G.M
pamje
TIRANË- Forcat e Policisë kanë shoqëruar dy persona gjatë protestës qytetare që po zhvillohet jashtë ambiente...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 16:43
E.d
DURRËS- Policia e Durrësit ka ndaluar sot Fetah Matajn, bashkëshortin e ish-drejtoreshës së Postës Shqiptare Filiali Durrës...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 16:28
G.M
protesta
TIRANË- Deputetët vijonin seancën plenare brenda Kuvendit, ndërsa dhjetëra qytetarë u mblodhën para godinë...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 16:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesë...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 16:28
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një hetim i hapur nga prokuroria e Tiranës për ndryshimin në Gjendjen Civile të identiteteve të disa personave...
Aktualitet
5 Tetor 2026, 16:17
E.d
Pamje
MAT- Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Mallunxë të Matit, ndërsa në terren kan&eum...