Përfundon takimi Kurti-Hamza, në pikëpyetje nëse është arritur marrëveshje për çështjen e presidentit
Një takim mes kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar.
Nuk është e qartë nëse palët kanë arritur pajtueshmëri për çështjen e ndryshimeve në ligjin për Specialen dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Takimi mes Kurtit dhe Hamzës u zhvillua pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.
LVV kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, duke ditur se afati kushtetues për këtë mbaron nesër më 6 tetor.
PDK-ja ngul këmbë që, fillimisht, të kalojnë ndryshimet në këtë ligj dhe pastaj të zgjidhet presidenti.
Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gazlotsjellës (VIDEO)
Nuk e votuan Ligjin për Specialen, LDK: Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës
Organizatori i protestës, Haziri: UÇK-ja ka nevojë për ne, ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës
- 20:11 Drejtori ekzekutiv i OpenAI: Shoqëria duhet të pranojë disa rreziqe në këmbim të përfitimeve
- 20:04 Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, humb jetën një grua! Plagosen dy drejtuesit e mjeteve
- 19:59 Norvegjia planifikon ndalim të përkohshëm të syzeve inteligjente në disa vende publike
- 19:58 SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 2.27 mld dollarë për Egjiptin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
- 19:55 11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri! Mes tyre 3 shqiptarë
- 19:51 Nga bllokadat e shkollave te dhuna, çfarë po i nxit protestat studentore në Francë?