Protesta para Parlamentit është shoqëruar me tensione pasditen e sotme, ku në shënjestër të protestuesve ka qenë edhe gazetari Bled Mane.
Protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, i janë drejtuar Manes me thirrjet “O servil i Ramës”, ndërsa më pas e kanë goditur me vezë.
Situata është tensionuar më tej, pasi Mane ka reaguar ndaj protestuesve duke u konfrontuar fizikisht me disa prej tyre.
Në pamjet nga protesta shihet se disa qytetarë kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për ta larguar Manen nga turma.













