Ka nisur pasditen e sotme protesta e 128-të kundër qeverisë Rama.
Si çdo mbrëmje, qytetarët janë mbledhur në zonën e Sheshit “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimin e mazhorancës qeverisëse.
Gjatë protestës, qytetarët kanë përsëritur akuzat ndaj qeverisë për shpërdorim të detyrës, abuzim me pushtetin dhe korrupsion në institucionet shtetërore.
Marshimi vijon drejt Kryeministrisë, ndërsa pritet që protestuesit të ndalojnë para godinës së qeverisë për të vijuar me thirrjet kundër mazhorancës.












