AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet për korrupsion administratori i inceneratorit të Elbasanit

Prokuroria e Posaçme e akuzon Leli Kajën se mori 400 mijë lekë ryshfet nga administratori i një biznesi, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji.

Edmond HoxhajEdmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Inceneratori i Elbasanit. Foto: BIRN.

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën arrestimin për korrupsion të administratorit të shoqërisë aksionere ECO-ELB, që menaxhon incineratorin e Elbasanit, Leli Kaja. Ai u arrestua në flagrancë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

ECO-ELB është një kompani publike në pronësinë e Bashkisë së Elbasanit (52% e aksioneve) dhe bashkive të tjera të qarkut, e cila menaxhon trajtimin e mbetjeve urbane të qarkut, përfshirë edhe inceneratorin që nuk funksionon.

Sipas SPAK, hetimi ka filluar pesë ditë më parë, bazuar në informacionet e siguruara nga BKH dhe kanë vazhduar më pas në mënyrë proaktive.

“Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë ‘ECO-ELB’ sh.a,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Shuma e ryshfetit i është gjetur me vete Kajës në momentin e ndalimit dhe është sekuestruar. SPAK sqaron se po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Aferat e incineratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës kanë lënë pas probleme të pazgjidhura për mjedisin, ndërkohë që hetimet e SPAK të ditëve të fundit ekspozojnë abuzimin dhe ushtrimin e korrupsionit nga funksionarët publikë.

Skandali i incineratorëve nisi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë “Rama” për të shpallur një emergjencë mjedisiore, si justifikim për të dhënë koncesionin e incineratorit të Elbasanit. I njëjti grup kompanish mori më pas koncesion për incineratorin e Fierit dhe atë të Tiranës. Dy dyzina me zyrtarë dhe biznesmenë u akuzuan sit ë përfshirë, mes tyre ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako.

 

Etiketa: Eco-ELBkorrupsion pasivLeli KajaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Hiri i mbetjeve spitalore groposet në ‘malin me plehra’ të landfillit të Elbasanit

Arrestohet për korrupsion administratori i inceneratorit të Elbasanit

18:54 | 05/10/2026
Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

Ilir Panda zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë

18:30 | 05/10/2026
photo 2026 10 05 12 40 16

“Ligjet” kalojnë Reformën Territoriale me votat e PS-së

17:08 | 05/10/2026
dy7x9qu 20220306 150127 060322 5 05 5

Partitë presin me rezerva propozimin e KQZ për shtrirjen e votimit elektronik në 2027

16:46 | 05/10/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli lë në fuqi dënimin me 118 vjet burg për autorët e mashtrimit me call center

13:48 | 05/10/2026
hawaii turtle 2

Të mbrojmë oqeanin që bashkon kombe

13:01 | 05/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.