Situatë dramatike në parlamentin e Kosovës, hidhen bomba molotov
Në Prishtinë ka përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët kërkojnë që deputetët e Albin Kurtit të votojnë ligjin për Specialen me disa ndryshime, ku mund të përfitojnë Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e UÇK, por kryeministri Kurti duket se ua drodhi PDK.
Në hyrje-daljet e oborrit të Kuvendit të Kosovës janë vendosur forca të shtuara policore. Po hidhen bomba molotov por edhe gaz lotësjellës në parlament por edhe jashtë tij.
Njësite policore për kontrollin e trumave të trazirave janë zhvendosur në perimetrin e Kuvendit. Qindra forca policore po keqtrajtojnë protestuesit. Përdoret gaz lotësjellës, por edhe dhunë ndaj tyre.
Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Specialen, por ato duhet të kalojnë edhe në lexim të dytë pra nen për ne për të pasur efekt.
Ndryshimet nuk u hodhën në votim pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti kërkon që, fillimisht, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit, afati për të cilin mbaron pas rreth 24 orëve.
Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh opozitar në vend, ka thënë se do ta mbështeste zgjedhjen e presidentit, por kërkon që së pari të kalojnë ndryshimet në ligjin për Specialen.
Në rrugë ka zjarre dhe forca policore.

