Nuk e votuan Ligjin për Specialen, LDK: Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës

5 Tetor 2026 | 19:05

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka dalë me një reagim zyrtar, duke dënuar ashpër vendosjen e emrave të deputetëve të kësaj partie në një rresht me deputetët e Listës Serbe për shkak të qëndrimeve të tyre duke mos votuar ligjin për Specialen.

LDK-ja ka theksuar se qëndrimet e saj janë parimore dhe logjike, ndërsa ka dërguar një mesazh të prerë se nuk i nënshtrohet shantazheve, etiketimeve apo kërcënimeve të tilla.

LDK-ja ka kujtuar themelet e saj ekzistenciale, si partia e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, e lirisë, pavarësisë dhe e orientimit perëndimor të Kosovës, si dhe partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende kërkojnë drejtësi.

“Vendosja e emrave të deputetëve të LDK-së në një rresht me deputetët e Listës Serbe, për shkak të qëndrimit tonë parimor, logjik e shtetar, është përpjekje e ulët për linçim publik dhe kërcënim politik. Mesazhi ynë është i qartë, LDK nuk shantazhohet. As me etiketime, as me kërcënime, as me përpjekje të tilla.

Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës. Ne nuk e mashtrojmë popullin me iniciativa që nuk prodhojnë efektin juridik që u premtohet qytetarëve. Nuk ushqejmë shpresa të rreme dhe nuk i përdorim dhimbjen e ndjenjat e njerëzve për përfitime politike. Çështje kaq të ndjeshme kërkojnë seriozitet juridik dhe koordinim me aleatët tanë.

Po aq qartë, LDK nuk e braktis identitetin e vet ekzistencial. Jemi partia e Ibrahim Rugovës, e lirisë, e pavarësisë dhe e orientimit perëndimor të Kosovës. Jemi edhe partia e veprimtarëve të vrarë, familjet e të cilëve ende presin drejtësi. Askush nuk mund të na kërkojë ta harrojmë këtë pjesë të historisë sonë, aq më pak të na kërcënojë pse kërkojmë drejtësi.

Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Kërkimi i drejtësisë për viktimat është detyrim i patjetërsueshëm. Kosova duhet t’i mbrojë të dyja, me të vërtetën, me shtetin dhe me përgjegjësi. LDK-së nuk i caktohet qëndrimi me shantazh. Dhe nuk i merret identiteti me kërcënim.

U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre të tregojnë përgjegjësi dhe të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e përkrahësit e tyre. Të ndalin gjuhën e linçimit dhe të mos e kthejnë këtë çështje në betejë kundër njëri-tjetrit. Dallimet për rrugën që duhet ndjekur nuk na bëjnë armiq. Kosova ka nevojë për maturi dhe bashkëpunim; nxitja e urrejtjes mes nesh vetëm e dobëson atë”, shkruan LDK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon takimi Kurti-Hamza, në pikëpyetje nëse është arritur marrëveshje për çështjen e presidentit

Një takim mes kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar. Nuk...
18:35 | 05/10/2026

Organizatori i protestës, Haziri: UÇK-ja ka nevojë për ne, ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës

Organizatori i protestës para Kuvendit të Kosovës, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për protestë masive para organit ligjvënës, për të shtuar trysninë mbi të për...
18:00 | 05/10/2026

Djali i Jakup Krasniqit, thirrje deputetëve të Kosovës të rikthehen në Kuvend: Të bashkohemi sërish rreth UÇK-së

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, u ka bërë këtë të hënë thirrje të gjithë deputetëve që të rikthehen në Kuvend dhe të votojnë ndryshimet...
17:18 | 05/10/2026