128 ditë protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Sonte mbahet protesta e 128-të dhe thirrjet e protestuesve janë të drejtpërdrejta: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i asaj që ata e konsiderojnë si “klasa politike e vjetër”, të cilën e akuzojnë për degradimin e vendit.
Gjatë marshimit janë dëgjuar në kor slogane si “Qeveri e krimit”, “Qeveri e drogës” dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Protestat nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet. Gjatë paradites, edhe studentë në Durrës kanë shprehur kundërshtimin e tyre, duke protestuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Durrësit.
Mesazhi i përcjellë nga protestuesit mbetet i njëjtë: kërkohet largimi i klasës politike dhe hapja e një kapitulli të ri politik për vendin.

