Reforma territorial! 15 bashki shkrihen, cilat do jenë 6 qytetet e reja! Çfarë ndryshon në hartën e re

5 Tetor 2026 | 19:19

Nëse reforma e re administrativo-territoriale merr 84 votat e nevojshme në seancën plenare të së enjtes, Shqipëria do të kalojë nga 61 në 46 bashki. Drafti i miratuar në Komisionin e Ligjeve parashikon shkrirjen e 15 bashkive aktuale dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha, ndërsa qarqet nuk ndryshojnë.

Në hartën e re parashikohet gjithashtu një riorganizim i qendrave urbane, me 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve janë shtuar edhe gjashtë zona që marrin statusin e qytetit.

15 bashkitë që humbasin statusin aktual

Sipas draftit, bashkitë që shkrihen dhe bashkohen me njësi të tjera janë:

  1. Fushë-Arrëzi → me Bashkinë Pukë
  2. Klosi → me Bashkinë Mat
  3. Rrogozhina → me Bashkinë Kavajë
  4. Dimali → me Bashkinë Berat
  5. Poliçani → me Bashkinë Berat
  6. Patosi → me Bashkinë Fier
  7. Divjaka → me Bashkinë Lushnjë
  8. Selenica → me Bashkinë Vlorë
  9. Maliqi → me Bashkinë Korçë
  10. Këlcyra → me Bashkinë Përmet
  11. Memaliaj → me Bashkinë Tepelenë
  12. Libohova → me Bashkinë Gjirokastër
  13. Cërriku → me Bashkinë Elbasan
  14. Belshi → me Bashkinë Elbasan
  15. Përrenjasi → me Bashkinë Librazhd.

Gjashtë zonat që marrin statusin e qytetit

Ndryshimi tjetër i parashikuar në hartën e re lidhet me klasifikimin e disa qendrave urbane. Nëse reforma miratohet, statusin e qytetit pritet ta marrin:

  1. Kastrati, në Bashkinë Malësi e Madhe
  2. Bushati, në Bashkinë Vau i Dejës
  3. Ulza, në Bashkinë Mat
  4. Krasta, në Bashkinë Bulqizë
  5. Miloti, në Bashkinë Kurbin
  6. Golemi, në Bashkinë Kavajë.

Kështu, në Bashkinë Kurbin do të përfshihen qytetet Laç, Mamurras dhe Milot, ndërsa në Bashkinë Kavajë, pas bashkimit me Rrogozhinën, do të jenë Kavaja, Rrogozhina dhe Golemi.

Në nivelin e qeverisjes vendore, bashkia mbetet njësia kryesore e vetëqeverisjes. Reforma synon një strukturë me 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative, ndërsa qarqet nuk preken nga ndryshimet e propozuara.

Projektligji tashmë është miratuar në Komisionin e Ligjeve dhe pritet të kalojë për votim në seancën plenare të 8 tetorit. Për miratimin e tij kërkohen 84 vota.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë

Administratori i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., me inicialet L.K., është arrestuar në flagrancë nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorit të çështjes....
18:16 | 05/10/2026

26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë

Bizneset shqiptare po e përdorin gjithnjë e më shumë internetin si kanal shitjeje, duke e çuar Shqipërinë në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor. Në...
17:45 | 05/10/2026

Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku...
17:44 | 05/10/2026