LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 128-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 128-të të protestës. • Ajo foli për protestën e organizuar pasditen e sotme para Kuvendit, gjatë kohës kur po zhvillohej senaca plenare. • Vatnikaj ka kritikuar mënyrën e vendosjes dhe organizimit të forcave policore duke thënë se jemi një shtet i cili, sipas saj, veprojnë mbi urdhrat e Ergys Agasit dhe jo mbi rregullat dhe ligjet. • Në fjalën e saj Vatnikaj ka theksuar edhe shoqërimin e tre personave në tubimin para Kuvendit dhe faktin që në protestë dalin për kërkesat e tyre por përballen me represion policor. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

3 artikuj për këtë temë.

40 MINUTA ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 128-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

"Kemi një shtet që nuk vepron mbi rregullat"/ Aktivistja Vatnikaj: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Ergys Agasi

Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot
Sidorela Vatnikaj

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë, në ditën e 128-të të protestës. Ajo ka marrë fjalën në podiumin e vendosur, ku ka folur në lidhje me protestën e organizuar pasditen e sotme para Kuvendit, gjatë kohës kur po zhvillohej senaca plenare.

Vatnikaj ka kritikuar mënyrën e vendosjes dhe organizimit të forcave policore duke thënë se jemi një shtet i cili, sipas saj, veprojnë mbi urdhrat e Ergys Agasit dhe jo mbi rregullat dhe ligjet. Në fjalën e saj Vatnikaj ka theksuar edhe shoqërimin e tre personave në tubimin para Kuvendit dhe faktin që në protestë dalin për kërkesat e tyre por përballen me represion policor.

"Ne jemi të vetëdijshëm se kemi përballë një shtet policor dhe një shtet i cili nuk vepron as mbi ligjin dhe rregullat, por mbi urdhrat e kryekriminelit Ergys Agasi, ai që emëronte edhe shefat e komisariateve dhe drejtorët e policisë dhe që ishte lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar”, tha Vatnika./Dosja.al

2 ORE ME PARE

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën!

Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot
pamje

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 128 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka vijuar marshimi drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit. Gjatë ditës së sotme është mbajtur protestë nga qytetarët para Kuvendit ndërkohë që në ambientet brenda tij po zhvillohej seanca plenare.

Situata ka shfaqur tensione, ndërsa ka pasur edhe shoqërime të protestuesve nga forcat policore. Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

Sondazh

Poll

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Zjarri përfshin masivin me pisha në Gjinar, flakët përhapen drejt Pashtreshit

Berisha: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale janë amnisti për krimet zgjedhore

Berisha: SHISH i drejtuar nga Ergys Agasi ka përgjuar opozitën

Berisha: Paratë e drogës po rrënojnë ekonominë e vendit

Berisha: Roni Yeffet ka kontrolluar gjithçka në këtë vend, Rama i ka dhënë 40 milionë euro

Berisha kundër kullës te Tajvani: PD po mbledh firmat për peticion, do mbështesim protestat

Berisha: Në Strasburg denoncova narkoshtetin dhe funeralin shtetëror të Mlladiçit

Denoncimi i Berishës: Më kanë dërguar fotografinë e Vlora Hysenit duke hyrë në vilën e Ergys Agasit

'Flamingo Mirror'/ Rama: Shumë shpejt do publikohet dosja KAYO dhe Milot-Balldren

Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Është publikuar dosja e Zvërnec-Sazan

Dalja e opozitës jashtë institucioneve i intereson vetëm Ramës/ Berisha:Rruga e vetme është protesta