Dita e 128-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

5 Tetor 2026 | 19:35

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të hënë në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 128-të. Protestë është mbajtur këtë të hënë edhe para ambienteve të Kuvendit teksa po zhvillohej seanca e radhës plenare.

Si çdo pasdite, protestuesit u mblodhën fnë sheshin “Skënderbej” teksa bënë thirrjet si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen”, ”Rama në burg, Berisha në burg”, etj.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku po vijojnë me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Si çdo protestë tjetër, pas fjalimeve protestuesit pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territorial! 15 bashki shkrihen, cilat do jenë 6 qytetet e reja! Çfarë ndryshon në hartën e re

Nëse reforma e re administrativo-territoriale merr 84 votat e nevojshme në seancën plenare të së enjtes, Shqipëria do të kalojë nga 61 në 46 bashki....
19:19 | 05/10/2026

SPAK njoftim zyrtar: Arrestohet administratori i Inceneratorit të Elbasanit, u kap në flagrancë

Administratori i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., me inicialet L.K., është arrestuar në flagrancë nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorit të çështjes....
18:16 | 05/10/2026

26% e bizneseve shesin online, Shqipëria e dyta në Ballkan pas Serbisë

Bizneset shqiptare po e përdorin gjithnjë e më shumë internetin si kanal shitjeje, duke e çuar Shqipërinë në vendin e dytë në Ballkanin Perëndimor. Në...
17:45 | 05/10/2026