Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një takim ku marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Ëendt. I pari i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga takimi i zhvilluar në kopshtin e kryeministrisë me përfaqësuesit e delegacionit amerikan.
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve i kryesuar nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, zhvilloi më herët një takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan.
Gjatë bisedimeve u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-së, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon. Në fokus ishte dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, me theks te vijimi i reformave dhe forcimi i institucioneve demokratike.
Palët diskutuan gjithashtu edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhënieve mes bizneseve të dy vendeve, me synim rritjen e mundësive për investime dhe partneritete të reja.
