Procedura e re e zgjerimit/ BE: Integrim gradual, 15 vite periudhë prove pas anëtarësimit
Komisioni Europian po propozon një procedurë të re për të ...
Komisioni Europian po propozon një procedurë të re për të ...
Sot pasdite, gazetari Bledi Mane, pasi kishte dalë i shoqëruar nga një ambient publik, është dhunuar nga një grup protestuesish. Janë të njëjtët njerëz, në mbështetje të Arllind Qorit, të protestave, në punën e tyre, në të drejtën e tyre. Ashtu sikurse dhe Bledi Mane ishte në punën e tij, në rrugën e tij.
Dhunohet me vezë. Shahet, kërcënohet, linçohet.
Në fakt, këto rreshta nuk po i shkruajmë vetëm për të mbrojtur Bledi Manen si individ, por për të theksuar një gjë shumë të rëndësishme: me çfarë të drejtë disa individë dalin në rrugë dhe godasin me vezë gazetarët?
Pak ditë më parë në Korçë, kolegia jonë Iris Rezhda u kërcënua, u kanos, u sha. Më pas veprimet u ndoqën nga një kërcënim tjetër i bërë nga një individ në drejtim të babait të saj, i cili u shoqërua nga policia dhe na doli se ishte i dehur. Familjarët e kërcënuesit i kërkuan ndjesë.
Një praktikë linçimi dhe dhunimi ndaj gazetarëve.
Kush është Bledi Mane, sa vlen Bledi Mane, kjo s'ka rëndësi fare. Është gazetar në punën e tij. Mendon që Edi Rama është i mirë, mendon që Erion Veliaj është i mirë, mendon që qeveria është e keqe, mendon që Berisha është i keq, apo Berisha është i mirë, është në të drejtën e tij, të japë opinionin dhe mendimin e tij.
Mbi ç'të drejtë e sulmojnë këtë individ? Po sikur Bledi Mane të marrë disa pikerina me vezë, t'u shkojë shtëpi më shtëpi, t'ua hedhë turinjve këtyre individëve?
Sepse politika e linçimit, dalja në rrugë, ngjan shumë me politikën gëbelsiane. Atëherë i vrisnin kundërshtarët dhe ata që flisnin dhe mendonin ndryshe. Imagjinoni të marrin të tillë pushtet këta që po protestojnë sot, çfarë do bëjnë nesër këta individë?
Do të dhunojnë gazetarët se mendojnë ndryshe, do t'i godasin, do t'i gjuajnë me vezë, do t'i burgosin.
Linçimi që po bëhet publikisht ndaj medias, ndaj gazetarëve, është akti më i turpshëm, dhe kjo është një nga arsyet që ka larguar shumë nga qytetarët që protestonin, sepse marrin protagonizëm disa individë të dhunshëm, të parsyeshëm, të cilët çfarë nuk thonë dhe çfarë nuk bëjnë.
Si mundet të dhunohet një gazetar në rrugë, në punën e tij? Ai ka mendimin e tij, s'të pëlqen, ka një mënyrë tjetër. Mos e ndiq në rrjetet sociale, ndërroje kanalin televiziv kur ai del në ekran, mos i kliko shkrimet e tij, dhe kjo është një zgjedhje për ta bojkotuar Bledi Manen dhe çdo gazetar që s'të pëlqen.
Por kur sheh si dhunohet një gazetar, sepse sot ishte Bledi Manen, nesër mund të jetë dhe një tjetër i Partisë Socialiste, apo një tjetër i Partisë Demokratike, kushdo qoftë ai.
Për 1001 arsye, askush nuk mund të linçohet dhe dhunohet në rrugë, pa folur për pjesën që bëjnë me politikanët dhe deputetët. A ishte provokimi që bëri Erion Braçe? A duhet të pranonte ai të fyhej? Është deputet.
S'ju pëlqen disave, është i zgjedhur, është përfaqësues i Partisë Socialiste. Ata që s'e pëlqejnë, shkojnë dhe votojnë kundër. Por në Tiranë ka dalë njeriu me votuar, nga e majta.
Kjo sërish jo për të mbrojtur Erion Braçen, megjithëse bindte në sy fakti që protestuesit nuk kishin asgjë me Tritan Shehun, i cili ndërhynte të qetësonte situatë.
Ç'punë kanë protestuesit me dhunë, me linçimin, me goditjen me vezë, çfarë po ndodh? Pse kjo frymë? Cilat janë arsyet?
Po e ritheksojmë, jo për të mbrojtur vetëm Bledi Manen, por po ndodh në mënyrë sistematike me gazetarët, me individë të caktuar që kujtojnë se kush e di se kush janë, sa të fortë janë, mbledhin 30 apo 50 veta, kanë ca vezë në dorë, shajnë, linçojnë se janë grup.
Pa folur për ‘krimin’ që kanë bërë, duke shkuar një herë në selinë e PS-së, e pastaj në selinë e PD-së. Po sikur Sali Berisha në PD të mbledhë 100.000 militantë apo 200.000, çfarë do bëjnë në këta trimat me vezë? Do hanë dru, do zgërdhihen në dru? Çfarë do bëjnë sikur të selia e PD-së të dalin 300.000 militantë socialistë, dhe t'ju hyjnë në dru?
Ndaj, Arlindqorët dhe Gëbelsianët e protestës duhet t'i heqin dorë nga dhuna, nga kërcënimet dhe nga sharjet. Në rast se duan që të kenë një protestë të vërtetë, atë që duan të gjithë qytetarët.
Nuk është dhuna zgjidhje, as goditja e gazetarëve, as ajo e deputetëve.
Thjesht po tregojnë sa të pazotë janë për të ruajtur qetësinë, për të treguar të mençur, dhe për të vepruar në aksion qytetar të përditshëm të pandalshëm.
Shumë mirë, 130, 150 ditë protestë. Sa më shumë njerëz të ketë në protestë, por nuk do t'i mbështesë askush, dhe nuk do shkojë asnjë qytetar. Do ngelen 30 vetë, më pas ndoshta dhe 10.
Ata që protestojnë, thjesht e vetëm nga këto akte kriminale që bëjnë, duke dhunuar deputetët e mazhorancës apo të opozitës, gazetarët që janë të djathtë apo të majtë, të cilët janë të paprekshëm.
I pëlqen apo jo dikujt, Bledi Mane është gazetar dhe nuk mund të dhunohet për mendimin e tij. Siç nuk mund të dhunohet askush tjetër që mendon ndryshe nga ata protestues që armët e tyre kanë vezë në dorë. Të organizohen, të protestojnë, të mbledhin vota, të shkojnë dhe të rrëzojnë Edi Ramën.
Por Edi Rama nuk ikën nga pushteti duke dhunuar Bledi Manen apo duke kërcënuar dhe kanosur një gazetare në Korçë, apo duke sharë dhe kërcënuar deputetë në rrugë, diku tjetër duke u shkuar politikanëve dhe duke sulmuar e duke kanosur, kërcënuar dhe sharë në ambientet publike.
Kjo nuk është protestë, nuk është qytetari. Kjo është dhunë, e cila është shumë herë më e egër sesa dhuna e pushtetit të Edi Ramës. Kjo është edhe më e egër dhe më e neveritshme, se çdo lajm i papëlqyer, fake news i vërtetë, i madh, i tallës apo i gjuhës me 'spec' i Bledi Manes.
Mund të mos biesh dakord me çdo veprim që bën ai në të drejtën e tij të lirë për të folur, por kur sesi nuk mund ta dhunosh. Dhe problemi nuk fillon dhe nuk mbaron te një emër që sot e ka Bledi Mane , por te çdo qytetar që është dhunuar nga protestuesit, tek çdo individ që është dhunuar nga protestuesit, tek çdo politikan, tek çdo individ.
E në rast se duan ta fitojnë betejën, duhet të heqin dorë nga akte të tjera të tilla gëbelsiane, dhe të protestojnë ditë e natë, pa ndalim, deri në largimin e qeverisë. Nuk do ta fitojnë dot kurrë betejën në qoftë se ushtrojnë dhunë dhe bëjnë të tilla akte, sepse askush s'ka për t'i mbështetur disa individë që duan të nxjerrin mllefet e tyre personale dhe mblidhen si një tufë grerëzash ndaj një individi dhe duke e gjetur në befasi në rrugë.
Ndaj, kush i ndez, kush i hedh “benzinë” këtyre mendjeve të “nxehta” për të marrë flakë në rrugë, mirë është t'i fikë, pa u tepruar edhe më shumë.
Sepse jo thjesht dhe vetëm po nxjerrin dufet e tyre, por po krijojnë urrejtje të qytetarët, po i mllefosin ata, dhe s'do të jetë e vonë dita kur do t'ju kthehen kundër dhe do të marrin një përgjigje ndoshta shumë të merituar, sesa ky akt dhune i pandalshëm që përdorin me vezë.
Një minorancë, një grusht njerëzish nuk mund të dhunojë gjithë kastën politike, nuk mund të dhunojë gjithë gazetarët që s'i pëlqen. Betejën e fjalës ta bëjnë me fjalë, betejën e votës ta bëjnë me votë, betejën e dhunës e zgjedhin humbësit.
Dhe që kanë një mentalitet kriminal, gëbelsian, siç është ai që po ndodh shpesh mbi gazetarët, dhe jo vetëm mbi rastin Mane, por edhe mbi shumë raste të tjera./CNA
Drejtuesi i emisionin humoristik “Portokalli”, Agron Llaka...
SPAK ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e adm...
Administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, ës...
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi këtë ...
Pas çdo hetimi të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme me pro...
Gazetari Bledi Mane është sulmuar këtë të hënë nga disa pr...
Qytetarët po protestojnë para godinës së Kuvendit, ku mome...
Alfred Lela, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Parti...
Rektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, u ka uru...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca, përmes një videoj...
Këngëtarja Blerina Matraku ka bërë një reagim pas publikim...
Janë thelluar hetimet mbi përdorimin e fondeve publike, nd...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, në daljet e tij publike, me en...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar para SPAK-ut se n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa jep qëndrimin e tij në l...
Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha ka folur për Ndryshi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të hënë është paraqitur n...
Data Science, Shkenca Kompjuterike, Turizmi Smart dhe dy p...
Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha univ...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...