AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, vd*s pasagjerja, plagosen dy drejtuesit

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Peqin–Elbasan, vd*s pasagjerja,

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, një pasagjere që ndodhej në një prej automjeteve raportohet se ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

Paraprakisht nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e gjendjes shëndetësore të personave të përfshirë./Versus.al

Poll