Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në tentim për t’i shpërndarë protestuesit të mbledhur rreth ndërtesës së Kuvendit dhe për të mundësuar largimin e deputetëve nga objekti. Protestuesit e mbledhur kanë thënë se s’do të lejojnë deputetët të largohen derisa të mos votohet edhe në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndryshimi i votua në lexim të parë, por në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, nuk u arrit dakord për t’u votuar në lexim të dytë.
Nga PDK-ja thanë se Kurti ka kushtëzuar votimin e presidentit me votimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen.
Deputetët e Kurtit largohen nga Kuvendi
Rreth orës 19:25 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalur nga objekti i Kuvendit të Kosovës, pasi Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të larguar protestuesit që kishin rrethuar objektin.
Pasi nuk është arritur dakordim mes Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës për t’u mbajtur një seancë tjetër, deputetët e VV-së janë larguar nga Kuvendi ndërsa ata të PDK-së vazhdojnë të qëndrojnë.
Nga PDK-ja kanë thënë se është kushtëzuar votimi në lexim të dytë i ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara me votimin e presidentit.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori
© SYRI.net
Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit
Policia hedh gaz lotsjellës të shpërndajë protestuesit! PDK thirrje LVV të kthehet në sallë për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen
Presidenti/ Përfundon takimi Kurti-Hamza