Nufi në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Nismës Adriatiko-Joniane: Shqipëria mbështet një hapësirë detare më të koordinuar
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte ojesë e takimit të Nismës Adriatiko-Joniane #ADRION – për një hapësirë detare më të koordinuar dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë dhe mbrojtjes.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se Shqipëria mbështet vijimin e diskutimit për Nismën Kontinentale Evropiane për Mbrojtjen #CEDI, në kuadër të së cilës Evropa merr përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e saj, në mënyrë komplementare me NATO-n dhe duke ruajtur të fortë lidhjen transatlantike.
Postimi i Nufit:
Sot në 📍Venecia, në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Nismës Adriatiko-Joniane #ADRION – për një hapësirë detare më të koordinuar dhe më të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë dhe mbrojtjes. 🤝
Shqipëria 🇦🇱 mbështet vijimin e diskutimit për Nismën Kontinentale Evropiane për Mbrojtjen #CEDI, në kuadër të së cilës Evropa merr përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e saj, në mënyrë komplementare me NATO-n dhe duke ruajtur të fortë lidhjen transatlantike.
👉 ADRION dhe CEDI janë dy drejtime plotësuese: njëri përmes thellimit të bashkëpunimit praktik në Adriatik dhe Jon; ndërsa tjetri përmes forcimit të koordinimit politik e strategjik në Evropë.
Në këtë drejtim, vendi ynë mbetet i gatshëm të kontribuojë aktivisht për t’i kthyer ambiciet e përbashkëta në bashkëpunim, kapacitete dhe rezultate konkrete për sigurinë evropiane e më gjerë.




