Aksident në Peqin, humb jetë 70-vjeçarja
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, në zonën e Përparimit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet për dy persona të plagosur, ndërsa 70-vjeçarja Drita Xhaja, ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi:
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




