Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Paraprakisht raportohet se dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, sipas burimeve nga vendngjarja, një grua që udhëtonte si pasagjere ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Ajo është identifikuar si Drita Xhaja, rreth 70 vjeçe.
Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor ‘Elbasan-Peqin’, automjeti tip ‘Volkswagen’, me drejtues shtetasin A. B., 47 vjeç, është përplasur me automjetin tip ‘Mazda’, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70 vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net