Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Preç Ndoj humb betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë sipërmarrësi që themeloi Agroturizmin "Hylli i Dritës"

Shkruar nga Newsbomb
Preç Ndoj humb betejën me sëmundjen e rëndë,
Preç Ndoj, sipërmarrësi që themeloi Agroturizmin "Hylli i Dritës"

Preç Ndoj, sipërmarrës lezhjan dhe themelues i Agroturizmit "Hylli i Dritës" në Zadrimë, ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare. Lajmin e trishtë e jep familja dhe miqtë e Preçit, të cilët shkruajnë se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fatkeqësisht, sipërmarrësi i njohur mes komunitetit të madh lezhjanë dhe jo vetëm, nuk e ka fituar dot betejën dhe sëmundjen dhe sot ka mbyllur sytë përgjithmonë, raporton neësbomb.al.

Preç Ndoc Ndoj dhe fëmijët e tij themeluan vite më parë restorantin e tyre piktoresk në Troshan, “Hylli i Dritës”, dhe i vendosën emrin e revistës ku shkruante më së shumti poeti i shquar nga Fishta, At Gjergj Fishta.

Ai ishte djali i Ndoc Hil Ndoit, njeriut që shpëtoi bustin origjinal të At Gjergj Fishtës në vitet 1968-1970, kur diktatura hoxhiste mbylli kishat dhe xhamitë në gjithë vendin, faroi ikona dhe gravura, dogji e hodhi në plehra libra me vlera historike, letrare e kulturore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese