Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, në segmentin Pajovë-Bishqem. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pazari”, ndërsa nga informacionet paraprake raportohet se dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur.
Po ashtu, një pasagjere që ndodhej në një prej mjeteve të aksidentuara, dyshohet se ka humbur jetën si e pasojë e përplasjes së fortë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat dhe shërbimet e policisë, ndërsa po punohet për shkaqen e këtij aksidenti tragjik. Ndërkaq pritet edhe një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Sondazh
Poll
