BOTA /

Frika nga imitimet me AI, Meloni mbron me të drejta autori zërin e saj. Regjistron kërkesën në BE

Kërkesa është paraqitur përmes një studioje ligjore në Romë dhe një kompanie të specializuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit.

Shkruar nga Versus

Frika nga imitimet me AI, Meloni mbron me të drejta autori zërin e

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ndërmarrë një hap për të mbrojtur zërin e saj nga imitimet e paautorizuara të krijuara përmes inteligjencës artificiale.

Meloni ka dorëzuar një kërkesë pranë Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO) për regjistrimin e zërit të saj. Kërkesa shoqërohet me një regjistrim katërsekondësh, në të cilin kryeministrja thotë: “Unë jam Giorgia Meloni”. Lajmi është raportuar fillimisht nga gazeta italiane “La Repubblica”.

Kërkesa është paraqitur përmes një studioje ligjore në Romë dhe një kompanie të specializuar në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit.

Regjistrimi lidhet me tri kategori shërbimesh: përmbajtje dixhitale të shkarkueshme, aktivitete kulturore dhe organizimin e eventeve politike.

Regjistrimi i zërit nuk e ndalon automatikisht krijimin e materialeve deepfake, por mund të krijojë një bazë më të fortë për ndërmarrjen e veprimeve ligjore në rastet kur zëri i saj riprodhohet pa autorizim.

Meloni është politikania e parë italiane që ndërmerr një procedurë të tillë për mbrojtjen e zërit të saj.

Një hap të ngjashëm kanë ndërmarrë edhe këngëtarja Giusy Ferreri dhe aktori e dubluesi Luca Ward, të cilët kanë kërkuar mbrojtje për zërat e tyre karakteristikë nga imitimet e krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale./Versus.al

Poll