web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasen makinat në aksin Elbasan-Peqin/ Humb jetën pasagjerja 70-vjeçare

5 Tetor 2026, 21:05, Kronika CNA

Përplasen makinat në aksin Elbasan-Peqin/ Humb jetën pasagjerja

Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

Automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., 47-vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin R. Xh., rreth 70-vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në spital shtetasja D. Xh., rreth 70-vjeçe, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin R. Xh.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesit e të dy mjeteve, si dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin A. B., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./CNA 





Lajmet e fundit nga