Peshkatarët e Pogradecit denoncojnë në “Stop” kreun e OMP-së, Adriatik Dokollari, i cili prej rreth 23 vitesh drejton organizimin e peshkimit në zonë.
Sipas denoncuesve, Dokollari është përjashtuar nga Gjykata e Korçës për peshkim të paligjshëm, e pavarësisht nga kjo, ai kandidon sërish për drejtimin e OMP-së. Peshkatarët ngrenë edhe shqetësimin se prej 5 vitesh mungon inspektori i peshkimit, ndërsa sipas tyre, situata nuk është raportuar siç duhet pranë Ministrisë së Bujqësisë.
Denoncuesit akuzojnë gjithashtu kreun e OMP-së se përdor peshkatarë dhe rreth 20 varka, pa i paguar, ndërsa të ardhurat përfundojnë në xhepat e tij. Ata pretendojnë se edhe makina e OMP-së përdoret për nevoja personale, ndonëse kontrata e saj kishte përfunduar prej dy muajsh.
Një tjetër pikë e fortë e denoncimit lidhet me shitjen e rrjetave të ndaluara.
Në një verifikim të “Stop”, Adriatik Dokollari orienton ekipin drejt dyqanit të djalit të tij, ku gjenden rrjeta të llojeve që peshkatarët pretendojnë se janë të ndaluara, si edhe disa motorë të sekuestruar.
/Emisioni STOP












