Protestë para Kuvendit në Kosovë, Policia shpërndan protestuesit

5 Tetor 2026 | 21:39

Policia e Kosovës po shpërndan protestuesit, të tubuar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aksioni filloi rreth orës 21:00, ku nga pamjet vihen re forca të shtuara policore.

Më parë, situata u tensionua para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës.

Gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Specialen. Por, protestuesit kërkonin që po sot të miratohej edhe në lexim të dytë për këtë  projektligj.

Kjo ishte kërkesë edhe e PDK-së dhe Aleancës, por Lëvizja Vetëvendosje kërkon që para se të shkohet me lexim të dytë, Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri të vendit.

Afati kushtetues për presidentin përfundon të martën më 6 tetor. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gazlotsjellës (VIDEO)

Situata është tensionuar mbrëmjen e kësaj të hënë para Kuvendit të Kosovës teksa në drejtim të protestuesve janë hedhur gazlotsjellës. Kjo përgjigje e policisë ka...
19:30 | 05/10/2026

Nuk e votuan Ligjin për Specialen, LDK: Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka dalë me një reagim zyrtar, duke dënuar ashpër vendosjen e emrave të deputetëve të kësaj partie në një rresht...
19:05 | 05/10/2026

Përfundon takimi Kurti-Hamza, në pikëpyetje nëse është arritur marrëveshje për çështjen e presidentit

Një takim mes kryeministrit të Kosovës dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përfunduar. Nuk...
18:35 | 05/10/2026