Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka pritur në një takim kortezie Drejtuesen e Seksionit Konsullor të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, Antje Homberg.
Takimi është fokusuar te marrëdhëniet institucionale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy palëve në fushat me interes të përbashkët.
Në bisedë është vënë theksi edhe te vijimi i dialogut dhe shkëmbimi i përvojave, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.
Në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve thuhej:
"Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, priti sot në një takim kortezie znj. Antje Homberg, Drejtuese e Seksionit Konsullor në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet institucionale dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me vëmendje ndaj dialogut të vazhdueshëm dhe shkëmbimit të përvojave".
