Justin Timberlake dhe Jessica Biel festojnë 14 vite martesë: Një jetë përpara nesh
Justin Timberlake dhe Jessica Biel kanë festuar 14-vjetorin e martesës, duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e tyre së bashku dhe mesazhe të ndjera për njëri-tjetrin. Timberlake publikoi disa fotografi nga udhëtimi me bashkëshorten e tij, duke e uruar për përvjetorin dhe duke e cilësuar Biel si personin e tij të preferuar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në një tjetër postim, ai e vlerësoi atë si një nënë të jashtëzakonshme dhe ndau një fotografi të familjes së tyre me dy djemtë, 11-vjeçarin Shayla dhe 6-vjeçarin Phineas.
“14 vjet kanë kaluar, një jetë përpara nesh”, ishte një nga mesazhet e Timberlake në këtë përvjetor.
Edhe Jessica Biel publikoi fotografi me bashkëshortin e saj, duke e uruar për ditëlindjen e martesës dhe duke e cilësuar atë si një baba të shkëlqyer. Në një prej fotografive, aktorja shfaqet duke e puthur Timberlake në faqe, ndërsa krahas saj shkroi edhe një mesazh dashurie. Çifti u martua në vitin 2012 dhe gjatë këtyre viteve ka ndërtuar familjen e tyre me dy fëmijë.
Bashkëshortja e Maduros përballet me probleme serioze shëndetësore, kërkon arrest shtëpie në SHBA
“Agimi i Jemenit”: Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi
NATO, strategji për të ndalur një sulm të mundshëm rus
- 21:49 Bashkëshortja e Maduros përballet me probleme serioze shëndetësore, kërkon arrest shtëpie në SHBA
- 21:47 “Ndaj San Marinos ta mbyllim ndeshjen që 20 minutat e para”, Rey Manaj “mbron” Maran para Arbër Hoxhës
- 21:46 “As Berisha dhe as Sherri, në portë do të luajë…” – Maran para ndeshjes me San Marinon: Ja si qëndron e vërteta me Kerjotën
- 21:44 Trajneri i bën apel të kthehet, ministri Almeida: Ronaldo, aset i Portugalisë
- 21:44 “Harta e re bëhet për zgjedhjet lokale”, Sulo-Maznikut: Rregullat i caktoni ju
- 21:43 “Agimi i Jemenit”: Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi