Policia përleshje me protestuesit para Kuvendit, ka dhe arrestimi! Miratimi i ndryshimeve për Specialen në pikëpyetje

Policia përleshje me protestuesit para Kuvendit, ka dhe arrestimi! Miratimi i ndryshimeve për Specialen në pikëpyetje

21:42, 05/10/2026

Tensionet para Kuvendit janë përshkallëzuar pasi protestuesit e mbledhur para Kuvendit kërkojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen. Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës në tentim për t’i shpërndarë protestuesit të mbledhur rreth objektit të Kuvendit dhe për ta mundësuar largimin e deputetëve nga objekti.

Ora 21:32 Policia largon protestuesit deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”

Policia e Kosovës i ka larguar protestuesit nga sheshi më i afërt me Kuvendin e Kosovës, “Skënderbeu”, duke i përzënë deri tek sheshi i fundit në bërthamën e katër shesheve qendrore të Prishtinës, “Zahir Pajaziti”, raporton gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Flaka Zogu.

Gjatë përpjekjeve të policisë për t’i shpërndarë protesuesit sa më larg ndërtesës së Kuvendit, protestuesit hodhën shishe qelqi dhe mjete piroteknike në drejtim të tyre.

Sheshet nga ai “Skënderbeu” deri tek “Zahir Pajaziti” janë zbrazur, teksa policia vazhdon të përdorë gaz lotsjellës dhe sprej ndaj protestuesve që tentojnë të kthehen në sheshe nga rrugët anësore.

Arrestime

Një protestues u arrestua para objektit të Kuvendit të Kosovës. Një protestues tjetër shihet i gjakosur teksa një tjetër po mundohet ta trajtojë.

Image

Ndërkohë ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media mbrëmjen e sotme ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara. Haradinaj tha se nuk ka logjikë që të ikin deputetët kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Ai deklaroi se edhe më parë ka paralajmëruar që Kurti dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar dhunën ndaj protestuesve. Ndërkohë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk po e di qëllimin e vërtetë të Partisë Demokratike të Kosovës. 

Protestuesit kanë thënë se s’do të lejojnë deputetët të largohen derisa të mos votohet edhe në lexim të dytë ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndryshimi u votua në lexim të parë, por në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, pasditen e të hënës nuk u arrit dakordim për t’u votuar në lexim të dytë. Nga PDK-ja thanë se Kurti ka kushtëzuar votimin e presidentit me votimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen. Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco