Dita e 128-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Arrestoni Ramën! 5 Tetor, 19:07 ...
Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës dhe Vlora Hys...
Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, hyjnë nga hyrja anësore për shkak të protestës 5 Tetor, 15:22...
"Deputet i shitur"/ Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun: Pse nuk i mbron banorët e Astirit? (VIDEO...
Rreth 120 mijë studentë u rikthyen në auditore, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e universitetit.

Sot, në 5 tetor, universitetet në vend nisën vitin e ri akademik 2026-2027, pavarësisht thirrjeve për bojkot që u shpërndanë në rrjete sociale dhe gjatë protestave të ditëve të fundit. Rreth 120 mijë studentë u rikthyen në auditore, ndërsa rreth 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e universitetit.
Aludimet
Aludimet për një bojkot të mundshëm të universiteteve kur të niste viti akademik nisën të qarkullonin mes protestuesve që në muajt e fundit të verës.
Por nuk pati një thirrje dhe organizim zyrtar mes protestuesve për realizimin e këtij bojkoti.
Thirrja
Më 3 tetor, kur marshimi i protestës së 126-të u ndal para Ministrisë së Arsimi, protestues dhe studentë bënë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe njoftuan një protestë të posaçme më 13 tetor, në orën 14:00, para ministrisë.
Paralelisht pati disa publikime që bënin thirrje për bojkot.
Dryni në UBT
Sipas postimeve të publikuara në rrjete sociale, mbrëmjen e së dielës ata vendosën dryn te hyrja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke shkruar se “çelësin e gjeni te Kryeministria”, pra tek protesta.
Ndërkohë, mëngjesin e së hënës dryni ishte hequr nga rojet ose personeli i universitetit.
Protesta në UAMD
Ndërkohë, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës pati protestë. UAMD kishte njoftuar zyrtarisht hapjen e vitit akademik më 5 tetor në Kampusin Universitar, Godina e Re G3.
Gjatë paradites studentë të UAMD protestuan teksa pritej mbërritja e kryeministrit Edi Rama.
Policia ndërhyri për të liruar rrugën ku pritej të kalonte eskorta, ndërsa transporti dhe akomodimi u përmendën si shqetësime kryesore për studentët që ndjekin mësimin në Spitallë.
13 Tetori
Megjithatë, thirrjet për bojkot nuk duket se u përkthyen në ndërprerje të gjerë të mësimit.
Studentë të pyetur nga Faktoje në disa fakultete thanë se procesi mësimor gjatë ditës së parë vijoi normalisht dhe se nuk kishte bojkot të organizuar në auditorë.
Kështu, 5 tetori shërbeu më shumë si ditë testimi për mobilizimin studentor sesa si bojkot masiv i universiteteve. Protestuesit tashmë e kanë zhvendosur vëmendjen te 13 tetori, kur kanë paralajmëruar një tubim para Ministrisë së Arsimit./Faktoje.al
Pamje PRISHTINA- Situata është tensionuar sërish para Kuvendit të Kosovës, ndërsa policia po bën përpjekje t&rsquo...
Foto ilustruse PEQIN- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksi...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...
Foto ilustruse AUSTRI- Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në një grup që...
Sidorela Vatnikaj TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e pranishme ditën e sotme në tubimin përballë godinës së&nb...
Pamje PRISHTINA- Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar këtë mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur m...
Foto ilustruse PEQIN- Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pak minuta më parë në aksin Peqin-Elbasan. Si pasojë e kës...
Foto ilustruse PEQIN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan. Ak...
Pamje KOSOVA- Tensionet jashtë Kuvendit të Kosovës janë shtuar në mbrëmje pasi protestuesit kanë hedhur mjete pirotekni...
pamje TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 128 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbull...