Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA”/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

    “Me mua je hasëm”/ Mashtron kushëririn dhe e kërcënon, i merr 2.8 mln lekë të vjetra

    Tatimet: 57 ditë afat për heqjen dorë nga ankimimet për të përfituar nga “Falja me Kusht”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA”/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon
    Lajmet e fundit

    “HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA”/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

    October 5, 2026

    Në podcastin e kësaj të hëne, “Pjaca” në Media Radar dhe Pjaca Media, nën drejtimin e Alfred Pezës ishte e ftuar Ilda Baraj, një nga drejtueset e fabrikës mëtë madhe të tullave në vend K.I.D ALB.

    E pyetur nga Peza se çfarë I mësoi fabrika e tullave, ajo u shpreh disiplina.

    Ilda Baraj: Fabrika e tullave më ka mësuar një gjë, disiplinën. Këtë gjë ma ka mësuar dhe ma ka ngulitur që të vogël, sepse të dy prindërit kanë qenë të përfshirë në fabrikë tullash dhe suksesi është kur gjithë zinxhiri plotësohet.

    Një nga investimet më të rëndësishme lidhet me teknologjinë dhe automatizimin e procesit të prodhimit. Sipas saj, lidhja me partnerë dhe specialistë të huaj ka ndihmuar fabrikën të sjellë teknologji të reja në Shqipëri.

    Baraj: 99% e pajisjeve dhe makinerive vijnë nga Italia dhe janë italiane. Na mundësoi një takim me këta holandezët që, kuptohet, pastaj janë tjetër nivel për sa i përket investimeve në teknologji dhe në inovacion.

    “Ne ishim të parët në rajon që futëm robotikën në qeramikë.Precizioni është maksimal, kualiteti i tullës që ajo nxjerr… janë të gjitha të minimizuara. Zvogëlon këtë gabimin njerëzor që ndodh rëndom nëpër prodhim.”
    Por rruga drejt teknologjisë së avancuar nuk ka qenë pa vështirësi. Një nga episodet më të vështira ka qenë pikërisht një investim i madh në një linjë të re robotike.

    Ilda Baraj: Ishim gati të inauguronim linjën e re, atë që ta bëjmë me robot, dhe dy ditë përpara u dogj e gjitha në 17 minuta. Një investim jete, mbi 5 milionë euro.Ajo që nuk të mbyt, forcon. Kështu që ne dolëm më të fortë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA”/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

    October 5, 2026

    “Me mua je hasëm”/ Mashtron kushëririn dhe e kërcënon, i merr 2.8 mln lekë të vjetra

    October 5, 2026

    Tatimet: 57 ditë afat për heqjen dorë nga ankimimet për të përfituar nga “Falja me Kusht”

    October 5, 2026

    “Kontrata më e madhe 2.8 milionë euro”, Ilda Baraj dhe tregu i real estate: Ja si u bëra pjesë

    October 5, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.