Lajmi i fundit

LIVE - 128 ditë protestë qytetare: Rama jepe dorëheqjen!

Protestat në Prishtinë/ Vangjeli: Kosova ka hyrë në një spirale shumë të rëndë krize

22:10, 05/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Prej më shumë se 1 vit e gjysmë, Kosova ka hyrë në një spirale shumë të rëndë krize institucionale, besimi dhe përfaqësimi” analizon sot Lorenc Vangjeli në studion e Çim Peka Live në Syri Tv.

Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet për ligjin e gjykatës speciale, por votimi përfundimtar mbetet në pikëpyetje. 

Vangjeli thotë se partitë në Kosovë po tentojnë të prodhojnë alibi. Ajo çfarë po ndodh është teatër i shëmtuar pasi ligji nuk zgjidh asgjë dhe nuk liron ish krerët e UÇK-së nga Haga.

 “Kompromisi I munguar në të gjithë rrethanat është faj I atij më të fortët. Albin Kurti hedh dorashkën e sfidës  njësoj si rama në Tiranë, o të gjitha o asgjë. Kjo është lëngatë që zgjat.

Kam përshtypjen se këto skena që po I shohim në Prishtinë do i shohim në Tiranë pas tre ditësh kur të votohet ligji për reformën territoriale. Të dyja palët tentojnë të prodhojnë alibi të mundshme ndaj njerëzve pasi e dinë se nuk mund të ndihmojnë dot ish krerët e UCK-së. Ky është teatër i shëmtuar” thotë Vangjeli.

Protesta pranë Qeverisë dhe Kuvendit kanë vazhduar gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa pas hedhjes së mjeteve piroteknike, fishekzjarreve dhe gjësendeve të ndryshme, zyrtarët policorë kanë përdorur gaz lotsjellës për të vënë situatën nën kontroll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco