web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rimarrin detyrat 2 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

5 Tetor 2026, 22:21, Aktualitet CNA

Rimarrin detyrat 2 nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi janë rikthyer në postet në Bashkinë Tiranë.

Mësohet se këtë të hënë, ata kanë rimarrë detyrat si nënkryetare të këtij institucioni.

Sara Goxhaj ka qenë më parë pjesë e këtij institucionit dhe deri në mars 2025 kur u shkarkua nga kjo detyrë me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përsëri, nga paraburgimi, Veliaj duket se është penduar dhe ka zgjedhur t’i japë edhe një shans tjetër Goxhajt duke e rikthyer edhe njëherë në këtë detyrë.

Po ashtu, edhe Vorpsi, duket se do t'i bashkohet emrave që marrin sërish detyrën në krye të bashkisë së kryeqytetit./CNA





Lajmet e fundit nga