Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj, rikthehet Sara Goxhaj

5 Tetor 2026 | 22:35

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar dy nënkryetarë të rinj: Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist Sadi Vorpsi.

Për Goxhajn bëhet fjalë për një rikthim në Bashkinë e Tiranës. Ajo ka qenë më herët pjesë e administratës vendore dhe ka ushtruar edhe kompetencat e kryetares së komanduar pas largimit të Anuela Ristanit.

Ndërsa Sadi Vorpsi rikthehet në administratën publike pas një periudhe larg politikës. Ai ka shërbyer si prefekt i Tiranës nga 2013 deri në 2017 dhe më pas si deputet i Partisë Socialiste.

Me dy emërimet e reja, Bashkia e Tiranës ka tashmë katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Harta e re bëhet për zgjedhjet lokale”, Sulo-Maznikut: Rregullat i caktoni ju

Analisti Arion Sulo i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me Reformën Territoriale. Gjatë fjalës...
21:44 | 05/10/2026

Rama pret delegacionin e Kongresit amerikan, foto me Wendt dhe me përfaqësuesit

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të hënë në Kryeministri përfaqësinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, në kuadër të vizitës së delegacionit amerikan në...
19:07 | 05/10/2026

Reforma Territoriale, Mazniku: Propozimi ynë afron strukturën administrative me qytetarët

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve foli lidhur me propozimin e PS për...
16:08 | 05/10/2026