Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve

5 Tetor 2026 | 22:33

Disa deputetë të Partisë Demokratike e Kosovës dhe të Aleancës kanë dalë në sheshet e Prishtinës për të mbështetur protestuesit mes tensionesh përreth Kuvendit të Kosovës. Në mesin e atyre ishte edhe Ramush Haradinaj nga Aleanca, emri i të cilit u brohorit nga protestuesit.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj gjithashtu iu drejtua oficerëve të policisë: “E keni tepruar”. PDK ka hedhur akuza se policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve, të cilët i ka shpërndarë nga sheshi më i afërt me Kuvendin duke përdorur gaz lotsjellës dhe uji.

Protestuesit kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike dhe kanë tentuar t’i pengojnë deputetët të largohen nga Kuvendi pasi kërkojnë që të miratohen ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale.

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës vazhdojnë të qëndrojnë në Kuvend, duke u bërë thirrje deputetëve të parisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të kthehen në Kuvend për t’i kaluar ndryshimet edhe në leximin e dytë dhe përfundimtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë para Kuvendit në Kosovë, Policia shpërndan protestuesit

Policia e Kosovës po shpërndan protestuesit, të tubuar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Aksioni filloi rreth orës 21:00, ku nga pamjet vihen re forca të...
21:39 | 05/10/2026

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gazlotsjellës (VIDEO)

Situata është tensionuar mbrëmjen e kësaj të hënë para Kuvendit të Kosovës teksa në drejtim të protestuesve janë hedhur gazlotsjellës. Kjo përgjigje e policisë ka...
19:30 | 05/10/2026

Nuk e votuan Ligjin për Specialen, LDK: Qëndrimi ynë buron nga përgjegjësia ndaj Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka dalë me një reagim zyrtar, duke dënuar ashpër vendosjen e emrave të deputetëve të kësaj partie në një rresht...
19:05 | 05/10/2026