web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti socialist del kundër PS-së: Me shpirt, nuk do i votoja ndryshimet territoriale

5 Tetor 2026, 22:37, Politikë CNA

Ish-deputeti socialist del kundër PS-së: Me shpirt, nuk do i votoja

Ish-deputeti socialist Petro Koçi deklaroi sot se do të kishte të drejtën e votës do të gjente një mënyrë abstenimi dhe nuk do të votonte proejktligjin për Reformën Administrativo-Territorale.

I ftuar në “A2 CNN”, Koçi argumentoi qasjen e tij se disa bashki nuk meritojnë të ndahen dhe më pas të bashkohen me bashki më të mëdha.

“Me shpirt s’do ta votoja Reformën Territoriale. Unë kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008, që hyn në një nga ato raste kur statuti i partisë të përjashton. Mund të gjeja një mënyrë abstenimi. S’do ta votoja sepse unë mendoj që bie fjala Patosi s’e meriton të ndahet dhe të rrijë e bashkuar me Fierin, kur ndërkohë kemi Roskovecin që mbetet bashki më vete, dhe Patosi që është një identitet i veçantë. Ka rëndësi nga pikëpamja e ekonomisë, demografisë, etj. etj. Unë besoj se deputetët e ndiejnë presionin nga poshtë, njerëzit s’është se janë dakord, s’është se janë automatikisht dakord”, tha Koçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga