Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, Trump: Dikur mund ta kontrollonim, tani mikrobet janë më të forta
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur nga gazetarët lidhur me situatën në Rusi ku dyshohet se është përhapur murtaja pas vdekjes së një punonjëse laboratori. Trump ka deklaruar se SHBA do ta ndihmojë Rusinë teksa theksoi se mikrobi tashmë është më i fortë sesa ka qenë më parë.
“Kjo është një sëmundje që dikur mund ta kontrollonim. Por, disi, ato mikrobe janë bërë më të forta dhe më të zgjuara. Ato janë si një ushtri. Ne do ta ndihmojmë Rusinë”, tha ai.
Një punonjëse 28-vjeçare në Institutin Kundër Murtajës në Irkutsk të Siberisë dhe Lindjes së Largët u sëmur dhe vdiq nga ajo që dyshohet se ishte një rast i murtajës pneumonike.
Rospotrebnadzor, organi mbikëqyrës i konsumatorit në Rusi, nuk e ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes, duke thënë vetëm se punonjësja vdiq nga “pneumonia me etiologji të panjohur”. Më shumë se 200 persona janë vendosur nën vëzhgim pas vdekjes së saj.
Ai shtoi se asnjë mikroorganizëm i lidhur me aktivitetet e saj profesionale nuk u identifikua në mostrën nga pacientja e ndjerë.
Guvernator i rajonit të Irkutskut, Igor Kobzev tha se autoritetet kishin identifikuar, ekzaminuar dhe vendosur nën mbikëqyrje mjekësore të gjithë personat që kishin rënë në kontakt me pacienten. Asnjë punonjës tjetër në institutin kundër murtajës nuk e ka vizituar mjekun gjatë ditëve të fundit, shtoi ai.
Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Yersinia pestis, që zakonisht gjendet te gjitarët e vegjël dhe pleshtat e tyre, sipas OBSH-së. Ajo ka munguar në Evropë për më shumë se 50 vjet, megjithëse vazhdon të shfaqet në Amerikë, Afrikë dhe Azi.
Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet
“Kemi lidhje të forta”! Rubio: Greqia është aleat shumë i rëndësishëm i SHBA-së
Murtaja e dyshuar në Rusi, BE në gatishmëri: Po monitorojmë rastin
- 22:35 Veliaj emëron dy nënkryetarë të rinj, rikthehet Sara Goxhaj
- 22:33 Deputetë të PDK-së dhe AAK-së dalin në shesh në mbështetje të protestuesve
- 22:31 Mazniku: Reforma Territoriale nuk është elektorale, kundërshtimet më të forta kanë ardhur nga socialistët
- 22:19 Përballja në NOW, kryebashkiaku i Divjakës: Maznik, mos e voto reformën, Kreu i Komisionit: E ke gabim
- 22:16 Mazniku: Reforma Territoriale duhet të bëhet për 2027, jo për 2031
- 22:15 Paralajmërim për bombë në fluturimin Ankara-Sanliurfa, evakuohen pasagjerët! Nisin hetimet