web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Territorialja"/ Politologu përplaset me deputeten e PS-së: Mos na shisni si sukses talljen me demokracinë

5 Tetor 2026, 22:47, Politikë CNA

"Territorialja"/ Politologu përplaset me deputeten e PS-së:

Politologu Afrim Krasniqi dhe deputetja socialiste Aulona Bylykbashi u përfshinë sonte në një debat të ashpër lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale.  

Të ftuar në “A2CNN”, Krasniqi dhe Bylykbashi ndanë qasjet e tyre mbi performancat e bashkive të vendit, që nxisin diskutime mbi të ardhmen e tyre.

Krasniqi e cilësoi qëndrimin e Bylybashit si një tallje me demorkacinë dhe një fyerje për shqitparët, teksa kjo e fundit deklaronte se nuk po bënte detyrën e partisë duke mbrojtur miratimin e shpejtë të projektligjit.

Pjesë nga debati:

Bylykbashi: Ne u nisëm nga një analizë se si performojnë bashkitë sot. Sa të afta janë ato për të qeverisur.

Krasniqi: Nga erdhi kjo analizë? Ka një dokument?

Bylykbashi: Sigurisht ka një raport të mazhorancës. Raporti i punës së komisionit.

Krasniqi: Kë ke konsultuar? Kam një orë që po mundohem të kuptoj se çfarë je duke thënë. Ajo që kuptoj është që thjesht je duke bërë detyrën e partisë.

Bylykbashi: Jo unë nuk bëj detyrën e partisë, por më dëgjojnë qytetarët dhe më kuptojnë.

Krasniqi: Mos na i shisni si suksese se na fyeni. E kuptoni që kemi bërë një jetë shkollë? Edhe të vijë dikush të tallet në mënyrë kaq barbare me konceptin e demokracisë. Duhet të keni një lloj vetpërmbajtje, të bëni detyrat e partisë, por të tregoni një lloj respekti për njerëzit që mendojnë ndryshe dhe që i dinë këto gjërat më mirë.

Bylykbashi: Nivelin që kush di më mirë nuk e përcaktoni ju. Që e respektoj mendimin ndryshe, patjetër që e respektoj./CNA

 





Lajmet e fundit nga